Prrenjas/ Arrestohet polici, dyshohet se mori para për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie”

Publikuar me datë:

Një efektiv i Policisë u vu në pranga në mënyrë të menjëhershme gjatë një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën udhëheqjen e Prokurorisë së Elbasanit. Inspektor Çlirim Torra, i cili ushtronte detyrën e SPZ në Stacionin e Policisë Prrenjas, akuzohet se ka marrë një shumë parash për t’i lejuar një person të pajtuar me masën “arrest shtëpie” të largohet nga banesa në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u realizua arrestimi në flagrancë i Inspektor Çlirim Torrës, i cili shërbente si SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, pjesë e Komisariatit të Policisë Librazhd, DVP Elbasan.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë dyshime se punonjësi i Policisë ka marrë para për t’i siguruar favorizim shtetasit me inicialet A.R., i cili ishte i detyruar të qëndronte në arrest shtëpie, duke i mundësuar në mënyrë të paligjshme daljen jashtë banesës.

Pas përfundimit të hetimeve, mbi Inspektor Çlirim Torrën rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” si dhe “Shpërdorim detyre”.

Veprimet procedurale janë kryer me bashkëpunimin e ngushtë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimet mbeten në vijim me qëllim sqarimin në detaj të të gjitha rrethanave dhe zbulimin e plotë të përgjegjësive të përfshirëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaron se do të vazhdojë me qasjen e saj të “zero tolerancë” ndaj korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe çdo sjelljeje që cenon integritetin e punonjësve të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksioni kundër drogës në Gjirokastër/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vjeshta” në Memaliaj, ku...