Komisioni i Ligjeve ka dhënë miratimin përfundimtar për draftin e Partisë Socialiste mbi reformën territoriale.
Pasi komisioni votoi fillimisht për parimet kryesore, drafti i propozuar nga PS u shqyrtua dhe u votua nen për nen, si dhe në tërësi. Tashmë, dokumenti pritet t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit për votimin përfundimtar.
Ulsi Manja u shpreh: “Me tetë vota pro miratohet në tërësi projektligji për ndarjen administrative territoriale së bashku me aneksin përkatës dhe hartën përkatëse”.
Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj këtij drafti.

