Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur se do të votojë kundër draftit të Partisë Socialiste për reformën territoriale, që pritet të hidhet në votim në seancën plenare të së enjtes.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se qëndrimi i saj është i qartë dhe se nuk do ta mbështesë projektligjin.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se pret që edhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar të PS-së të votojnë kundër draftit, duke e konsideruar këtë një vendim të përgjegjshëm pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë mosbindja ndaj qëndrimit të partisë.

