Letërsia bashkon brezat në Shkodër/ Shoqata e Shkrimtarëve nis sezonin e ri me autorë dhe aktivitete të reja

Publikuar me datë:

Me një program të pasur veprimtarish, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës ka nisur sezonin e ri letrar, duke rikthyer në vëmendje autorët, botimet dhe krijimtarinë letrare.

Gjatë muajve të ardhshëm, aktivitetet do të përfshijnë përkujtimin e figurave të rëndësishme të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore, promovime librash si dhe takime e bashkëbisedime mes shkrimtarëve.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj, shprehet se synimi është që letërsia të vijojë të ketë një hapësirë të gjallë në jetën kulturore të qytetit, duke afruar njëkohësisht autorët dhe lexuesit.

Një tjetër drejtim i veprimtarisë së shoqatës mbetet afrimi i krijuesve të rinj. Kohët e fundit, radhëve të saj u janë bashkuar emra të rinj, duke zgjeruar komunitetin e shkrimtarëve dhe duke sjellë perspektiva të reja në jetën letrare shkodrane.

Këto prurje ishin në fokus edhe të takimit që shënoi nisjen e sezonit të ri. Në një atmosferë festive, shkrimtarë dhe krijues të brezave të ndryshëm u bënë bashkë, duke i dhënë start një kalendari të ri aktivitetesh letrare në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Liga e Kombeve/ Sot në Tiranë ndeshja e futbollit Shqipëri-San Marino, policia plan masash

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe...

Shkodra në fokus të Policisë, Demo dhe Hita në takime me strukturat vendore

SHKODËR – Shkodra është bërë ndalesa e parë e...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Forcat izraelite kanë vrarë në Rripin e Gazës një...