Situata e grupit/ Shqipëria humbet kreun, por ka ende në dorë fatin e saj

Publikuar me datë:

Shqipëria ka humbur përkohësisht kreun e grupit C1 në Ligën e Kombeve. Rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë sjellë ndryshime në renditje, me Finlandën që ka kaluar në vendin e parë, ndërsa kuqezinjtë tashmë pozicionohen të dytët. Finlanda ka një pikë më shumë se Shqipëria, pas fitores së saj ndaj kuqezinjve. Megjithatë, gara për vendin e parë mbetet e hapur.

Shqipëria ka mundësinë të rikthehet në krye që në ndeshjet e ardhshme. Kuqezinjtë do të përballen këtë të martë me San Marinon, në një sfidë ku objektivi është i qartë: fitorja dhe marrja e tri pikëve.

Por për kuqezinjtë nuk do të ketë rëndësi vetëm rezultati i ndeshjes së tyre. Vëmendja do të jetë edhe te sfida tjetër e grupit, ajo mes Bjellorusisë dhe Finlandës.

Nëse Finlanda nuk arrin të fitojë ndaj Bjellorusisë, ndërsa Shqipëria merr tri pikët ndaj San Marinos, atëherë kuqezinjtë mund të rikthehen sërish në krye të renditjes. Në anën tjetër, një fitore e Finlandës do ta mbante këtë të fundit në vendin e parë, duke e bërë edhe më të rëndësishme përballjen direkte mes dy skuadrave në muajin nëntor.

Ajo që kuptohet nga deklarata e trajnerit Maran është se Shqipëria do kërkojë deri në fund vendin e parë sido që të shkojnë gjërat, objektiv ky i vendosur që në fillim. Rivali kryesor mbetet Finlanda dhe gjithçka mbetet në dorën tonë, pasi këtë rival do e presim në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Muratori shqiptar vdes në punë/ Sindikatat protestojnë, komuniteti shqiptar në zi

Nga Tommaso Torri, RIMINI TODAY Prokurorja Sara Posa ka urdhëruar...

Adi Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet, çështja i kalon prokurorisë

Hidhet shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Sipas informacioneve paraprake, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo. Në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakeruar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me […]

Tragjedi në Janinë! Humb jetën foshnja 3-muajshe

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Janinë të...