“Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”/ Shpërndarja e videove intime, reagon Eli Fara: Jam me kokën lart!

Publikuar me datë:

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke folur për cenimin e privatësisë dhe për reagimet që, sipas saj, kanë prekur jo vetëm atë, por edhe familjen e saj.

Përmes një deklarate, Fara tha se po përjeton një situatë të dhimbshme dhe kritikoi mënyrën se si gratë shpesh përballen edhe me gjykimin për ngjarje që ndodhin kundër vullnetit të tyre. Ajo thekson se një grua nuk duhet të mbajë mbi vete turpin e një veprimi të kryer ndaj saj, ndërsa kërkon që vëmendja të përqendrohet te personat që filmojnë dhe shpërndajnë materiale private pa pëlqim.

Këngëtarja thekson gjithashtu se fama dhe profesioni i saj nuk i heqin të drejtën për privatësi dhe dinjitet.

Për sa i përket hapave të mëtejshëm, Fara deklaron se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa publikut i kërkon të ndalojë shpërndarjen e videos dhe të tregojë njerëzillëk.

Postimi i plotë:

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim.

Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj.Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.
Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë.
Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.
E juaja, Eli Fara

View this post on Instagram

 
A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related