Shehaj fiton në Apelin e GJKKO-së gjyqin me Lapajn

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka përfunduar se kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është i pafajshëm edhe për akuzën e fyerjes, pas padisë së ngritur nga Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Me një vendim të datës 1 tetor, Apeli ka rrëzuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke hequr dënimin me 300 mijë lekë gjobë që ishte vendosur ndaj Shehajt për këtë vepër penale.

Gjithashtu, vendimi i pafajësisë për akuzën e shpifjes është konfirmuar nga Gjykata e Apelit.

“1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj, në lidhje me kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë vijon:

Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “c” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj për kryerjen e veprës penale të “Fyerjes”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal.

3. Shpenzimet procedurale i ngarkohen viktimës akuzuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Agjentë të IA tentojnë të aksesojnë faqet qeveritare amerikane dhe kanadeze

Laboratori jofitimprurës i kërkimeve Transluce ka raportuar se agjentë të inteligjencës artificiale dyshohet se kanë tentuar të hyjnë në faqet zyrtare të qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Studiuesit nga Transluce pohojnë se disponojnë dëshmi që disa prej këtyre ndërhyrjeve lidhen me agjentë të krijuar nga kompanitë Google dhe OpenAI. Sipas raportit, janë evidentuar […]

France/ Protestat studentore, mbi 600 të arrestuar, plagosen 80 policë

Më shumë se 600 persona janë vënë në pranga...

Vllaznia ndan rrugët me Edi Martinin, trajneri largohet nga drejtimi i skuadrës

KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit...