Besimtarët e Bogës u mblodhën më 29 shtator për të kremtuar festën e Shën Mëhillit Kryeengjëll, pajtorit të famullisë, në një ditë të shënuar nga lutjet dhe bashkimi i komunitetit.
Meshën e Shenjtë e drejtoi Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Giovanni Peragine, në praninë e meshtarëve dhe një numri të madh besimtarësh.
Pas përfundimit të meshës, aktivitetet vijuan me një koncert festiv, ku të pranishmit ndanë momente gëzimi dhe vëllazërimi, duke e kthyer këtë kremtim fetar edhe në një rast bashkimi për komunitetin e
zonës.

