Erion Veliaj kundër Ramës për hartën e re territoriale, shkruan letër nga burgu drejtuar Kuvendit

Publikuar me datë:

Kryetari në burg i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste në Kuvend për reformën e njëanshme territoriale. Në përgjigjen drejtuar Kuvendit, Veliaj kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtij projektligji dhe mospërdorjen e vendimeve të Këshillave Bashkiakë për të justifikuar një Reformë me probleme. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Reforma është në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për Autonominë Vendore, si dhe është bërë e pakonsultuar më parë me komunitetet që preken nga ndryshimet e territorit.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, kundërshton Reformën Territoriale që po realizohet në mënyrë të njëanshme dhe nën forcën e kartonit nga ana e mazhorancës socialiste. Në përgjigjen drejtuar Kuvndit Erion Veliaj, që në fillim të përgjigjes shkruan se mazhoranca nuk duhet të përdorë forcën e kartonit.

"Reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por me aftësinë për t’i bërë të qëndrueshme, institucionalisht funksionale dhe legjitime"

"Reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por me aftësinë për t’i bërë të qëndrueshme, institucionalisht funksionale dhe legjitime"

Erion Veliaj e cilëson këtë nismë një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për Autonominë vendore, duke paralajmëruar pasoja ligjore por edhe ndaj komuniteteve që preken, për shkak se nuk është kryer analiza dhe konsultimi I nevojshëm.

Kushtetuta e ka vendosur qeverisjen vendore mbi dy themele: decentralizimin e pushtetit dhe autonominë vendore. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e territorit, neni 108 pika 2 nuk i jep ligjvënësit një diskrecion të pakufizuar. Ndarja duhet të mbështetet mbi nevojat dhe interesat e përbashkëta ekonomikë dhe traditën historike, ndërsa kufijtë nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.

Këto garanci kushtetuese duhet të lexohen edhe në harmoni me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e cila përbën një standard themelor të mbrojtjes së vetëqeverisjes vendore. Karta kërkon që autoritetet vendore të konsultohen, në kohën dhe mënyrën e përshtatshme, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt dhe posaçërisht, që ndryshimet e kufijve territorialë të mos bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve të prekura"

Miratimet në disa Këshilla Bashkiakë, dhe konsultimet e ndërmarra nga Edi Rama dhe personazhe të tjera të Partisë Socialiste pas kalimit të Hartës së re në Kuvend, Veliaj i cilëson si veprime për të legjitimuar një produkt të pakonsultuar.

Konsultimi nuk mund të shërbejë për të legjitimuar ex post një zgjidhje territoriale të paracaktuar; ai duhet të zhvillohet në një fazë kur mendimi i komunitetit dhe i institucioneve vendore mund të ndikojë realisht në përmbajtjen e reformës.

Duke renditur paligjshmëritë e kësaj vendimarrje, Veliaj sugjeron që Kuvendi të ndal shqyrtimin e Reformës deri në konsultimet reale me komunitetet që preken.

Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv të popullsive të prekura, në një fazë kur rezultatet e tij mund të sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale;

Raporti që shoqëron projektligjin e paraqet marrjen e mendimit të popullsisë si një proces që do të plotësohet përpara shqyrtimit përfundimtar në seancë plenare, e sipas Veliajt, kjo tregon se mendimi i popullsisë nuk ka qenë pjesë e materialit mbi të cilin është ndërtuar fillimisht zgjidhja territoriale, por synohet t’i bashkëngjitet asaj në një fazë të mëvonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related