Partizani-Tirana/ Kaos dhe dhunë masive në ndeshje, situata del nga kontrolli në ‘Arenën e Demave’

Publikuar me datë:

Një situatë e paprecedentë dhe jashtë normales u regjistrua në kryeqytet në ‘Arenën e Demave’ në përfundimin e finales së ‘Play Off’-it të kampionatit U-18 mes Partizanit B dhe Tiranës B.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 0-1, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të, duke u shpallur kështu kampionë të grupmoshës U-18.

Teksa gjithçka dukej se po mbyllej në paqe, dhuna masive shpërtheu teksa një lojtar i Tiranës, vendos në flamurin e këndit fanellën bardheblu, dhe shkon për ta ngulur flamurin me fanellën e Tiranës në mesin e fushës.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga ‘Demat e Kuq’, duke bërë që në fushë të shpërthejë një dhunë masive, fillimisht mes lojtarëve, ndërkohë që më pas u futën edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli.

Grushte dhe shkelma kokës si dhe dhunë e ushtruar ndaj efektivëve të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Cikli “Art’zanatet” në Shkodër, në qendër skulptori dhe muzikanti Sokol Kola…

Edicioni i radhës i ciklit “Art’zanatet” në Shkodër solli...

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Përtej rezultateve në fushë dhe objektivave të mëdha të...