Alen Sherri feston fitoren e parë si titullar me Shqipërinë, shkodrani shkëlqen ndaj San Marinos

Publikuar me datë:

Portieri shkodran Alen Sherri ka regjistruar fitoren e tij të parë me kombëtaren shqiptare si titullar, në triumfin 3-0 të kuqezinjve ndaj San Marinos në Ligën e Kombeve.

Gardiani, i cili e nisi ndeshjen nga minuta e parë, u tregua vendimtar në disa momente me pritjet e tij, duke ndihmuar Shqipërinë të ruante portën të paprekur. Paraqitja e tij ishte një tjetër tregues i gatishmërisë për të konkurruar për një vend në formacion edhe në përballje më të vështira.

I formuar te Vllaznia dhe me një eksperiencë të rëndësishme te Egnatia, Sherri aktivizohet aktualisht në Itali, ku është pjesë e Cagliarit.

Për 28-vjeçarin, kjo ishte ndeshja e tretë me fanellën kuqezi, por e para si titullar në një kompeticion zyrtar. Debutimin me Shqipërinë e kishte bërë në vitin 2022, si zëvendësues në miqësoren ndaj Katarit, të humbur 1-0. Ndërsa në qershor të këtij viti, ai u aktivizua edhe në miqësoren kundër Izraelit, ku Shqipëria u mposht me të njëjtin rezultat.

Përballë San Marinos, Sherri arriti të shijojë fitoren e parë me kombëtaren, duke kontribuar në suksesin e ekipit dhe duke lënë përshtypje pozitive mes kuadrateve.

Paraqitja e tij përbën një moment të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të portierit shkodran, i cili synon të fitojë më shumë hapësira në të ardhmen, si me fanellën e Shqipërisë, ashtu edhe në aventurën e t
ij italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump refuzon të mbështesë Netanyahun për një mandat tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump ka shmangur dhënien e mbështetjes...

“Burg për të pamundurit, liri për të korruptuarit”, Spahia reagon ndaj propozimit për dënimet deri në 5 vite

Një reagim i ashpër është bërë nga Bardh Spahia lidhur me propozimin që personat e dënuar me burgim deri në 5 vite të mos përfundojnë në qeli. Spahia e lidh këtë propozim me ndryshimin e qëndrimit të pushtetit krahasuar me vitin 2013, kur sipas tij slogani “Burg për të gjithë!” ishte pjesë e diskursit politik […]

Zana Çela: Muzika ka qenë pjesë e çdo etape të jetës sime

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, Zana Çela...