Kënga më e popullarizuar në Kosovë ‘Mora fjalë’ hiqet të gjitha platformat në internet! Kompozitori kërkon të drejtat autoriale

Publikuar me datë:

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit.

Bëhet fjalë për versionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi.

Është ky i fundit, që përmes  zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KosovaPress se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar

“Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, tha “NewWay Consulting”

Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore ceku se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi.

“Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur. Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfunduan NewWay Consulting.

KosovaPress ka kontaktuar dhe me këngëtaren Shkurte Fejza, e cila e ka bërë të njohur këtë këngë, por nuk ka marr ndonjë përgjigje. Ndërsa është duke provuar ta kontaktojë edhe Qazim Bekën, këngëtarin që i pari e këndoi atë që do të shndërrohej në këngën më frymëzuese në shqiptari, fillimisht me titullin  “Çohu Adem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...

ATP vijon “Ditën e Hapur”, Valdrin Pjetri pret qytetarët çdo të mërkurë

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura mbi pronat mund...

BE do të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për...

Migrena prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën

Migrena nuk përbën thjesht një dhimbje koke, por renditet...