Në Shkodër është prezantuar një lahutë e zhvilluar përmes teknologjisë, e cilësuar nga organizatorët si e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në botë.
Ky instrument synon të ndërthurë traditën e lahutës me risitë teknologjike, ndërsa sipas njoftimit, është edhe lahuta e parë e standardizuar sipas standardeve shqiptare.
Aktiviteti promovues u drejtua nga Majlinda Laçaj, duke sjellë në vëmendje një qasje të re ndaj ruajtjes dhe zhvillimit të një prej instrumenteve tradicionale të muzikës shqiptare, veçanërisht të trevave të Malësisë së Madhe.
Përmes këtij projekti synohet që lahuta të ruajë identitetin e saj tradicional, duke u përshtatur njëkohësisht me zhvillimet tekno
logjike.

