Katër muaj me mungesë uji në Malësinë e Madhe, Kristjan Mujaj kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje

Publikuar me datë:

Mungesa e ujit të pijshëm në Malësinë e Madhe vijon të jetë shqetësim për banorët, të cilët, sipas Kristjan Mujajt, prej muajsh po përballen me furnizim të pamjaftueshëm ose mungesë të plotë të ujit.

Përmes një reagimi publik, Mujaj i është drejtuar Drejtorisë së Ujësjellësit dhe institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar shpjegime për shkaqet e situatës dhe masat e marra për zgjidhjen e saj.

Ai ngre pikëpyetje mbi investimet e kryera në rrjetin e ujësjellësit, fondet e shpenzuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e tij, si dhe afatin kur familjet do të kenë furnizim normal dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

Sipas Mujajt, kjo situatë nuk mund të trajtohet më si një problem i përkohshëm, ndërsa thekson se banorët kanë të drejtë të informohen për arsyet e mungesës së ujit dhe për zgjidhjet që planifikojnë institucionet.

Ai u bën thirrje autoriteteve që të reagojnë publikisht, të sqarojnë përgjegjësitë dhe të paraqesin një plan konkret për normalizimin e furnizimit, duke theksuar se uji i pijshëm është një nevojë bazë dhe jo një privilegj për
qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indi/ 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

Një udhëtim arsimor në një plazh në shtetin perëndimor të Maharashtras në Indi u kthye në tragjedi, pasi tetë nxënës humbën jetën duke u mbytur në det, raportojnë mediat vendase. Të rinjtë, të gjithë 16-vjeçarë dhe nxënës të një shkolle private nga Pune, ishin pjesë e një grupi prej 48 vetash – përfshirë 25 djem, […]

78 metra e lartë dhe në zemër të Tiranës/ “Bjarke Ingels Group” fiton projektin për transformimin e Parkut Rinia

Është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountaine...