Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, kundërshton reformën territoriale dhe shkrirjen e bashkisë që drejton, duke pretenduar se bashki të tjera në veri po mbrohen nga ndryshimet për shkak të ndikimit dhe lobimeve politike.
Sipas Currit, në veri ka bashki që gëzojnë mbështetje të fortë dhe për këtë arsye nuk preken nga reforma, ndërsa Fushë-Arrëzi rrezikon të shkrihet.
Kryebashkiaku ka bërë edhe një deklaratë të fortë publike, duke u zotuar se do të japë dorëheqjen nëse pretendimi i tij nuk rezulton i vërtetë.
“Në gjithë veriun ka bashki të fortish dhe me lobingje, ndaj nuk guxojnë t’i prekin. Prandaj po shkrihet Fushë-Arrëzi”, deklaron Curri.
Ai shton: “Këtë bashki nuk e prekim se e mbron… ky. Dorëhiqem publikisht nëse nuk del fjala ime.”

