Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas anulimit që Edi Rama i bëri konferencës së jashtëzakonshme për shtyp.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Spahia shkruan se, teatri i Ramës mori fund dhe i vetmi akt i tij është dorëheqje.

Reagimi i plotë:

Përsëri e njëjta shfaqje e neveritshme, del para kamerave dhe deklaron me arrogancë se ‘nuk mban përgjegjësi për askënd’, ndërkohë që çdo tender, çdo aferë dhe çdo bashkëpunëtor i tij i zhytur në llumin e krimit mban vulën dhe bekimin e këtij pushteti!
Si mund të jesh kreu i një regjimi ku gjysma e kupolës është para drejtësisë apo në burg, dhe ti të hiqesh sikur sapo ke zbritur nga qielli? Kur ndahen paratë dhe koncesionet, merita është e ‘liderit suprem’; kur plasin prangat, përgjegjësia papritur bëhet ‘individuale’. Kjo nuk është qeverisje, është pafytyrësi politike.
Asnjë monolog patetik, asnjë mashtrim me fjalë të kota dhe asnjë konferencë propagande nuk e mbulon dot më kalbëzimin e kësaj piramide.
Koha e justifikimeve ka marrë fund. I vetmi akt minimal shpëtimi për vendin dhe hapja e rrugës për drejtësinë e vërtetë është DORËHEQJA E MENJËHERSHME!
Boll më me cirk e përralla. Koha e llogaridhënies ka ardhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...

Himalaje/ Orteku godet ekspeditën, 10 alpinistë të zhdukur

Të paktën 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur pasi...