Himalaje/ Orteku godet ekspeditën, 10 alpinistë të zhdukur

Publikuar me datë:

Të paktën 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek përfshiu një strehë në Himalaje, në një zonë ku ata po bëheshin gati për një ekspeditë malore.

Sipas informacioneve nga autoritetet nepaleze, alpinistët – të gjithë udhërrëfyes nepalezë – po qëndronin në një pikë grumbullimi afër majës Himalung Himal, në distriktin Manang, kur orteku ra të dielën në mëngjes.

Ekipi kishte shkuar paraprakisht për të përgatitur strehën para mbërritjes së alpinistëve të huaj, me detyrën për të menaxhuar itinerarin dhe për të vendosur litarët përgjatë rrugës malore. BBC

Maja e Himalung Himal ngrihet në 7,126 metra lartësi dhe ndodhet pranë kufirit nepalez me Tibetin. Gjatë ditëve të fundit, parashikimet meteorologjike paralajmëronin reshje të forta dëbore në këtë zonë malore.

Kushtet e vështira atmosferike kanë penguar përpjekjet për kërkim-shpëtim. Për shkak të motit të rënduar, as helikopterët dhe as ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të mbërrijnë në zonën e ortekut.

Ndërkohë, për shkak të rrezikut të shtuar nga ortekët, alpinistët janë detyruar të largohen nga mali Manaslu, i cili është maja e tetë më e lartë në botë.

Ky incident ndodh vetëm rreth dy muaj pas një orteku në Broad Peak, Pakistan, ku gjashtë persona humbën jetën, përfshirë edhe alpinistin e njohur britaniko-nepalez Nirmal Purja.

Edhe në pjesën jugore të rajonit, moti ekstreme ka sjellë viktima. Në shtetin indian të Uttar Pradesh, autoritetet lokale raportojnë se mbi 50 persona kanë humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...