Topalli shpërthen në Kuvend: “Kur krimi të vendosë për fatin e fëmijëve tuaj, ku do të ankoheni?”

Publikuar me datë:

“Kur krimi të vendosë për fatin e fëmijëve tuaj, kujt do t’i drejtoheni?”- Me këtë pyetje, deputetja Jozefina Topalli ngriti në Kuvend shqetësimet e saj për funksionimin e disa prej strukturave të sigurisë në vend.

Nga foltorja e Kuvendit, Topalli vuri në pikëpyetje rolin e Policisë së Shtetit, laboratorit kriminalistik dhe sistemit TIMS, duke ngritur akuza të forta për mënyrën se si funksionojnë këto struktura.

“Tek drejtori i Policisë që është në shërbim të krimit, ku do të gjeni prova te laboratori i krimit që i zhduk ato? Tek drejtori i TIMS që ia çon të gjitha informacionet krimit?”, deklaroi ajo.

Fjalimi i deputetes vjen në një moment kur në qendër të vëmendjes është vendosur çështja që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin, duke shtuar pikëpyetjet mbi sigurinë dhe funksionimin e institucioneve ligjzbatuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related