Detaje tronditëse/ Ergys Agasi mori të dhënat e telefonave të ‘zbërthyer’ nga policia

Publikuar me datë:

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi.

Sipas të dhënave të përfshira në dosje, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore.

BW raporton se në dosje pretendohet se këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore.

Sipas materialeve të hetimit, Kalluçi i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator.

SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas i janë vënë në dispozicion Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë në këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related