Një 49-vjeçar u qëllua me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Petro Ninit në Tiranë.
Sipas informacioneve të Policisë, incidenti ndodhi në rrugën “Marko Boçari”, ku një debat për arsye të dobëta mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e shtetasit K. C., 49 vjeç. Dyshohet se autori, T. N., 50 vjeç, e goditi atë me një mjet prerës. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë u paraqitën në vendin e ngjarjes për të hetuar ngjarjen dhe zbardhur dinamiken e konfliktit.
Forcat e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar menjëherë të dyshuarin. I plagosuri është dërguar në spital dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Ndërkaq, materiali hetimor i ka kaluar Prokurorisë për të vijuar procedurat ligjore të rastit dhe për të dokumentuar plotësisht ndodhinë.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

