Çfarë u diskutua në Kryesinë e PD? Zbardhen propozimet e bëra në mbledhje

Publikuar me datë:

Kryesia dhe sekretariati i Partisë Demokratike përfunduan mbledhjen e tyre, duke marrë disa vendime për riorganizimin e partisë si dhe për hapat e ardhshëm politikë në Kuvend.

Vendimet e fundit parashikojnë që anëtarë të Kryesisë të dërgohen menjëherë në degët e PD-së në të gjithë territorin, në kuadër të procesit të ripërtëritjes dhe forcimit të strukturave lokale.

Gjithashtu, u ra dakord që brenda dy javëve të para të tetorit të përzgjidhen kandidatët që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Si pjesë e vendimeve të grupit parlamentar, Kryesia miratoi depozitimin zyrtar në Kuvend të draftit të reformës zgjedhore për një model me 100 bashki, i përgatitur nga ekspertët e Partisë Demokratike.

Takimi shërbeu edhe për të diskutuar strategjitë e ardhshme politike të opozitës. Sipas burimeve të cituara nga gazetari Ardit Hoxha, gjatë diskutimeve u përmend mundësia e organizimit të një proteste në shkallë kombëtare, megjithëse nuk është përcaktuar ende data apo vendi i zhvillimit të saj.

Ndërkaq, u hodh në tryezë edhe ideja për të paraqitur një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas të njëjtave burime, kjo nismë nuk është miratuar ende nga Kryesia e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia

Një 49-vjeçar u qëllua me thikë mbrëmjen e sotme...

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...

Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Autoritetet italiane kanë ndaluar Alok Mittra, 47 vjeç, i...