Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë të ditur se sulmuesi Mirlind Daku nuk është i kënaqur me rolin që ka aktualisht në ekip dhe synon një pozicion më qendror në fazën sulmuese.
“Daku është një futbollist dhe golashënues shumë cilësor. Na duhej një lojtar i tillë, i uritur për gola, agresiv dhe, në njëfarë mënyre, egoist, që dëshiron të jetë gjithmonë më i rrezikshmi në fushë. Pres shumë prej tij. E shoh që në asnjë mënyrë nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë numri një në sulm”, deklaroi Romanov.
Sulmuesi shqiptar, 28 vjeç, iu bashkua Spartakut pas tre viteve të suksesshme te Rubin Kazan, ku u shpall golashënuesi kryesor i skuadrës çdo sezon, duke realizuar gjithsej 35 gola në Premier Ligën ruse. Në dy takimet e para të këtij sezoni me Rubin Kazan, Daku shënoi dy gola. Pas nëntë javësh në kampionat, Spartaku ka mbledhur 19 pikë dhe mban vendin e dytë.

