Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Publikuar me datë:

Autoritetet italiane kanë ndaluar Alok Mittra, 47 vjeç, i cili ishte në kërkim nga organet e drejtësisë shqiptare dhe për të cilin pritet tashmë ekstradimi në Shqipëri. Gjykata e Posaçme e dënoi Mittra-n në vitin 2024 me 15 vjet burg.

Mittra është shpallur fajtor për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë zbuluar se 47-vjeçari bënte pjesë në një organizatë kriminale që, gjatë rreth gjashtë muajve në periudhën 2023-2024, u përfshi në kalimin e paligjshëm të afro 253 shtetasve nga Bangladeshi drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasit nga Bangladeshi transportoheshin fillimisht në Shqipëri nga Dubai. Ata pajiseshin me leje qëndrimi shqiptare, të lëshuara nëpërmjet kontratave të rreme pune, të cilat më pas përdoreshin për të vijuar lëvizjen drejt destinacioneve në BE.

Mittra dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin, shoqërimin, transportimin dhe akomodimin e këtyre shtetasve të huaj gjatë lëvizjes së tyre.

Kapja e 47-vjeçarit në Itali i hap rrugën nisjes së procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku e pret vuajtja e dënimit të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çfarë u diskutua në Kryesinë e PD? Zbardhen propozimet e bëra në mbledhje

Kryesia dhe sekretariati i Partisë Demokratike përfunduan mbledhjen e...

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...

Kombëtarja bashkohet e plotë/ Maran nis përgatitjet me të gjithë lojtarët në dispozicion

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me të gjithë grupin e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa ndajnë vetëm tre ditë nga sfida e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Tiranë. Kombëtarja rikthehet e plotë në stërvitje Trajneri Rolando Maran ka në dispozicion komplet listën e futbollistëve të thirrur, por përjashtim bën […]