Ndërsa Granit Xhaka është përballur së fundmi me kritika për performancat e tij me ekipin kombëtar të Zvicrës, familja ka dalë në mbështetje të tij.
Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar publikisht, duke vënë theksin te rruga e gjatë dhe kontributi i vëllait të tij me fanellën zvicerane.
“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë. Ne të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është t’i pranojmë, të mësojmë prej tyre dhe të vazhdojmë përpara”.
Aktualisht, Granit Xhaka është përjashtuar përkohësisht nga grumbullimi i Zvicrës, ndërsa pritet një sqarim i plotë i çështjes së një certifikate të dyshuar të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

