Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të pacientëve në repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës. Sipas shefit të këtij reparti, mjekut Ardian Dajti, gjatë muajve të verës numri i vizitave ka arritur deri në 220 në ditë.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve kanë qenë të lidhura me aksidentet, ndërsa Dajti e konsideron këtë periudhë si një nga sezonet më të ngarkuara të viteve të fundit sa i përket numrit të pacientëve që i janë drejtuar urgjencës.
Për t’iu përgjigjur fluksit të shtuar, në repart është rritur edhe numri i personelit shëndetësor.

