Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, eksperti ngre alarmin: Si u shfrytëzua një “gabim” i deputetëve të Kosovës

Publikuar me datë:

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala ngriti dyshime duke thënë se deputetët e Kosovës me gjasë nuk e kanë lexuar rregulloren e administrimit të provave, në momentin kur është bërë themelimi i Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi në total me 81 vjet burg katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se ata nuk e kanë kuptuar sesi do të funksionojë pjesa e administrimit të provave, nëse ato merren nga shërbimi sekret, ndërsa hodhi dyshime se “informatorët” janë përdorur nga shërbimet e Serbisë në dëm të ish-krerëve të UÇK-së.

Të lexosh ti, që ka kaluar rrezik pa u lexuar nga deputetët e Kuvendi rregullorja e administrimit të provave. Shiko çfarë është vendosur në mënyrën e administrimit të provave, është marrë eksperienca e të gjithë gjykatave të tjera dhe është ashpërsuar akoma më tepër, provat që janë marrë nga shërbimi sekret, dhe në rregullore është sanksionuar që prova që merret nga shërbimi sekret, pa miratimin e burimit, qoftë shërbimit, qoftë personit që e ka dhënë nuk do merret si provë.

Por çfarë ka bërë shërbimi sekret serb? të gjithë informatorët e tij, disa nga denoncuesit janë informatorë, janë pjesë e shërbimit serbe dhe ata janë detyruar nga shërbimi sekret serb. Dhe në bazë të kësaj rregullorja kjo administrohet si provë. Unë e bëj fajtorë të gjithë politikanët e Kosovës, sidomos parlamentin për këto kohë, që nuk i ka hedhur askush një sy që të shikojë në detaje, jemi të vonuar”, tha ai.

Ai theksoi se pas kësaj, Koasva duhet të tregojë maturi dhe duhet të merret me dy drejtime kryesore, në përpjekje për të zhbërë vendimin e shkallës së parë.

Kosova duhet ta menaxhojë këtë situatë dhe e gjithë politika shqiptare në të dyja anët e kufirit, dhe më tepër se kaq. Ne duhet të merremi me dy drejtime: Në drejtimin juridik, dhe e dyta politika. Nuk duhet të lejojmë që krizë juridike, që ky vendim, të kthehet në krizë sigurie, pra që Kosova që të destabilizohet, sepse kjo do ishte një thikë pas shpine për shtetin e Kosovës. “, tha ai.

Eksperti theksoi se do ishte gabim strategjik për Kosovën nëse do vijohet me hapat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Për të dalë nga kjo situatë, Shala theksoi se ka mënyra të tjera, të cilat i listoi si vijon:

“Do jetë gabim strategjik nëse ne drejtohemi për shfuqizimin e Gjykatës. Nuk është rruga e duhur. Këtu, të gjithë intelektualët duhet të ngrenë zërin dhe duhet shtuar presioni politik në kancelaritë e botës”,  tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...