Shkodër, refuzoi shkeljen e ligjit për Paketën e Maleve, Prefektja dhe kryetari i Bashkisë fillojnë procedurën e shkarkimit

Publikuar me datë:

Një përplasje institucionale në Shkodër po ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po trajtohet Paketa e Maleve dhe presioni që po ushtrohet ndaj një nëpunëseje civile të Prefekturës së Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nënpunësja, Hermina Albunesa, Shefe e Sektorit Juridik në Prefekturën e Shkodrës, ka kundërshtuar procedurën e ndjekur nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës për miratimin e Paketës së Maleve, duke argumentuar se për vendimmarrjen kërkohej respektimi i shumicës së përcaktuar nga ligji.

Më pas, vendimet e Këshillit Bashkiak i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë nga Prefektura, e cila ka detyrimin të verifikojë përputhshmërinë e akteve të pushtetit vendor me legjislacionin në fuqi. Por në këtë rast, nëpunësja juridike ka kërkuar që Këshilli Bashkiak të respektojë shumicën prej 3/5, duke kundërshtuar kalimin e aktit me një shumicë më të ulët.

Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Denis Lesha, i ka kërkuar nëpunëses që procedura të vijonte dhe vendimi të konfirmohej, por nëpunësja ka refuzuar të veprojë në kundërshtim me interpretimin e saj ligjor. Pas këtij qëndrimi, ndaj saj është iniciuar një procedurë disiplinore, e cila lidhet me mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe etikën institucionale.

Por pyetja kryesore është: A po ndëshkohet një nëpunëse sepse ka refuzuar të kryejë një veprim që ajo e konsideron në kundërshtim me ligjin?

Çështja bëhet më serioze, pasi dokumenti apo qëndrimi i sektorit juridik është lënë jashtë procesit dhe se Prefektura ka vijuar me një vendim konfirmues në favor të Bashkisë Shkodër. Nëse këto pretendime provohen, çështja do të kërkonte një shqyrtim të plotë administrativ dhe ligjor. Konflikti merr një tjetër dimension për shkak të rëndësisë së Paketës së Maleve dhe faktit se procesi nis në nivelin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe më pas kalon për verifikimin e ligjshmërisë në Prefekturë.

Burimet thonë se kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, nuk ka mundur të sigurojë shumicën e kërkuar prej 3/5 dhe, për këtë arsye, është kërkuar që vendimmarrja të procedohet me shumicë të thjeshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë qëndrimi i sektorit juridik të Prefekturës bëhet vendimtar: Një interpretim që kërkon respektimin e shumicës së cilësuar mund ta pengojë hyrjen në fuqi të një vendimi të miratuar me një procedurë tjetër.

Kush qëndron pas presionit?

Burimet thonë se prefektja Holta Duda dhe Sekretari i Përgjithshëm Denis Lesha janë emëruar me mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryebashkiakut Benet Beci. Nëse kjo lidhje politike dhe institucionale konfirmohet, atëherë lind nevoja për të sqaruar nëse procedura disiplinore ndaj nëpunëses është thjesht një çështje administrative apo nëse lidhet me konfliktin për Paketën e Maleve./Dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]