Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu priten në disa zona! Si do të jenë temperaturat

Publikuar me datë:

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës.

Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës në veri e lindje reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara maleve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related