Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Publikuar me datë:

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke pretenduar se vendimmarrja për të nuk lidhet më vetëm me aspektin juridik, por edhe me interesa politike.

Ahmetaj tha se, sipas tij, mazhoranca nuk ka guxim të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut pa një vendimmarrje politike nga kryeministri Edi Rama.

‘Këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses’, deklaroi Ahmetaj.

Sipas ish-zv/kryeministrit, kërkesa për heqjen e imunitetit do të përdoret në një moment që i leverdis politikisht Ramës.

‘Këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë: tani më duhet ajo votë, sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’’, tha Ahmetaj.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Meqenëse është normalitet, kalojmë pak tek diçka që thatë ishte shumë interesante. Tek ky aplikacioni që përdor drejtori i policisë me ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe ju e dinit këtë. Në qoftë se dini dhe përmbajtjen e bisedave, si e shpjegoni faktin që po diskutohet dhe po zvarritet kaq shumë imuniteti i Belinda Ballukut?

Arben Ahmetaj: Tani, unë jam i bindur që të katërt zonja dhe zotërinjtë që keni thirrur atje, e dinë shumë mirë çfarë ndodh. Kjo është një çështje që është kthyer qesharake. Shqiptarët presin të jetë lajm heqja e imunitetit. Është qesharake, nuk ka më vlerë heqja e imunitetit. Plaçkitja është kalë i ngordhur, i florinjtë dhe me barkun me diamant. Nuk ka vlerë heqja e imunitetit, po do të kishte vlerë për atë që shqiptarët prisnin, që ajo të merrte rrugën e merituar. Sepse, kur e akuzojnë për le të themi, deformim të procedurave të tenderit, s’po më vjen fjala juridike. Nuk ka tender që s’e ka prekur. Janë të mirë këta, janë mirë nga trutë e kokës?

Çim Peka: Pabarazi në tendera.

Arben Ahmetaj: Çfarë e ka detyruar SPAK-un, pabarazi në tendera, po. Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështje do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak. Në raport me atë që ka ndodhur në të vërtetë, në institucionet që ka drejtuar ajo, në tenderat që ka bërë ajo, në strukturat që ka ngritur ajo. Me urdhër, me mbështetje të kreut të organizatës. Se unë e kam thënë, në një tryezë kur dija është kusht dhe ti nuk e ke dijen, do të përdorësh gjithë gjërat e tjera siç i ka përdorur. Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku e gjeti fuqinë? Ku? Ku e gjeti? Që të bënte Air Albanian si dreq, tigrat si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Çfarë, ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë? Apo te SMS-të që i dërgonte kreu i organizatës që i thoshte jepja tenderin këtij dhe pastaj justifikohet, ‘po ai ka punonjës’. Po pse, vetëm njëri ka punonjës, të tjerët s’kanë, vetëm një nga 5 oligarkët ka punonjës? Pra, kthehem te pyetja juaj. Është qesharake, nganjëherë dëgjoj, Belindin që e ke aty apo Gazin, ka luan 8 ditë, ka luan 9 ditë, nuk ka ardhur. Ore, jeni, më fal në respektin tuaj për të punës që bëni. Ore, jeni mirë ju apo jo? Lajm do të ishte ta sillnin. Lajm do të ishte mos ta sillnin. Se për ta sjellë, praktikisht, përpara shqiptarëve, ajo s’ka imunitet. Është qesharake mo, është qesharake. Mos u merrni më me imunitetin e asaj. Ka një element dhe s’dua të marr kohë nga të nderuarit e fundit fare. Ore e di pse nuk e sjellin imunitetin tani? Pse nuk e sjellin?

Çim Peka: Pse nuk e sjellin?

Arben Ahmetaj: Ja po ta them unë. Nuk është se s’është për të sjellë imunitetin se imuniteti duhet t’i kishte ardhur që në tetor të vitit të kaluar. Por, këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses. Pra, këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë, tani më duhet ajo votë sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’. Pra, nuk është më çështje juridike, as materie e dosjes. Është qesharake. Ky është çështje politike. Segmenti i SPAK-ut është i kontrolluar, segmenti i gjykatës me vendime të debatueshme janë të kontrolluara. Njërit i thonë brenda në burg, ‘mos fol ti se do të flasi prokurori’. Dhe ne presim drejtësi. Këto janë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]