Divjakë/ Banorët në protestën e 53-të kundër shkrirjes së bashkisë: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve

Publikuar me datë:

Banorët e Divjakës kanë vazhduar me këmbëngulje aksionin qytetar, duke organizuar këtë të hënë protestën e 53-të radhazi kundër ndryshimit të hartës territoriale që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen.

Përballur me vendime të hartuara në nivelet drejtuese të pushtetit, qytetarët e Divjakës po japin shembull të qëndrueshmërisë në mbrojtje të pavarësisë dhe identitetit të komunitetit të tyre.

Sipas tyre, nisma e qeverisë synon të fshijë me një vendim të vetëm një histori 34-vjeçare të Divjakës si qytet, si dhe afro 12 vjet të funksionimit si bashki me administrim të pavarur.

Mbrëmjen e së hënës, pjesëmarrësit në protestë përmbyllën tubimin me një marshim përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke dërguar një sinjal të qartë për institucionet.

Gjatë protestës, brohoritjet “Divjaka bashki!” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!” u dëgjuan fort, ndërsa demonstruesit ritheksuan vendosmërinë për të vazhduar pa ndërprerje derisa të përmbushen kërkesat e tyre ligjore dhe komunitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...