32-vjeçarja humb jetën në një hotel në Jalë, dyshohet për shkaqe natyrale

Publikuar me datë:

Mbrëmjen e së hënës, një 32-vjeçare ndërroi jetë në Jalë, Himarë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel.

Policia njoftoi se rreth orës 18:40, shtetasja 32 vjeçe, e lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte vendosur në një hotel në Jalë, kërkoi ndihmë pranë recepsionit pasi u ndje keq.

Punonjësit e hotelit e dërguan menjëherë në Qendrën Shëndetësore lokale, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo humbi jetën.

Verifikimet fillestare sugjerojnë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Mjekët thanë se 32-vjeçarja vuante nga probleme me frymëmarrjen dhe kishte gjithashtu diabet.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon veprimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...