Ura e Bunës, ndërhyrjet që nuk zgjasin as dy javë

Publikuar me datë:

Gjendja e bazamentit dhe e dërrasave në Urën e vjetër të Bunës në Shkodër vijon të jetë problematike, ndërsa hapësirat e dëmtuara përbëjnë rrezik për qytetarët që e përdorin urën në këmbë apo me biçikletë.

Më 9 shtator, kryebashkiaku Benet Beci njoftoi për ndërhyrje në urë, por vetëm 12 ditë më vonë, në 21 shtator, në disa pjesë të saj shihen sërish dërrasa të thyera dhe gropa të hapura.

Një situatë që ngre pikëpyetje për mënyrën dhe cilësinë e ndërhyrjeve në këtë segment, ku kalojnë çdo ditë qytetarë dhe turistë.

Në vend të një zgjidhjeje afatgjatë, ura duket se po përballet sërish me të njëjtin problem, pak ditë pas punimeve të njoftuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator

Të gjitha linjat ajrore komerciale iraniane do të ndalojnë...

Këshilli i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë...

Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era favorizon flakët, shefi i zjarrfikëses: Rrezikohen banesa

Situata vijon të mbetet shqetësuese në Njësinë Administrative Shushicë,...