Vrasja e Egli Progës, shtyhet seanca e gjykimit paraprak për 5 të akuzuarit, shkak mungesa e avokatit të Leonidha Guçes

Publikuar me datë:

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar për vrasjen e Egli Progës. Seanca e zhvilluar sot zgjati rreth 60 minuta, por gjykata nuk arriti të marrë vendim për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, ndërsa gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel apo do t’i kthehet prokurorisë.

Prokuroria u ka komunikuar akuzën për vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të pandehurit vijojnë të jenë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët janë nën masën “detyrim paraqitjeje”, të akuzuar për moskallëzim krimi.

42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas një konflikti në një lokal. Ngjarja dhe mënyra se si u trajtua fillimisht nga policia shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas akuzës, konflikti nisi pasi Denis Meçe i kërkoi disa herë Progës t’i ndizte një cigare. Pasi Proga ia përgatiti, Meçe i kërkoi që të shkonte ta merrte. Më pas, Meçe hyri në lokal dhe mes tyre nisi një debat.

Në vijim, sipas hetimeve, Leonidha Guçe e ka goditur Progën. Pasi doli jashtë lokalit, Denis Meçe e goditi me grusht, duke bërë që 42-vjeçari të përplasej me kokë fillimisht në një automjet të parkuar dhe më pas në asfalt.

Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca dhe Proga u transportua në spital, ku u konfirmua edhe vdekja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korçë/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite një depo të...

Ura e Bunës, ndërhyrjet që nuk zgjasin as dy javë

Gjendja e bazamentit dhe e dërrasave në Urën e...