Vllaznia në volejbollin e meshkujve e nisi sezonin e ri me një eleminim nga Kupa e Federatës teksa humbën 2-3 përballë Partizanit.
Të kuqtë siguruan kualifikimin që pas fitores të setit të parë 22-25. Setet e tjera ishin për statistikë edhe pse Vllaznia rivalizoi teksa fitoi 25-23 setin e dytë, humbi 17-25 të tretin, barazoi në 2-2 pasi fitoi të katërtin 25-21 dhe humbi në setin e fundit 13-15 dhe krejt ndeshjen 2-3 ndërsa më herët Vllaznia humbi 0-3 sfidën tjetër përballë Erzenit në Kupën e Federatës duke bërë që Partizani dhe Erzeni të kualifikohen në gjysmëfinale.
Pas kësaj përballje trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja u shpreh se skuadra shkodrane ndodhet në vështirësi krahasuar me ekipet e tjera të cilat kanë bërë përforcime të konsiderueshme duke patur buxhete shumë më të larta se kuqeblutë.
Vllaznia pret vetëm ardhjen e dy volejbollistëve të huaj që ishin edhe sezonin r kaluar por që janë të pamjaftueshlm që ekipi të rivalizojë denjësisht për fazën Play Off.
Tekniki Kalaja tha se Vllaznia do ta synojë Play Off-in por sipas tij me këtë gjendje që ekipi ka, pa mbështetjen e duhur financiare është e pamundur për ta arritur atë objektiv, daljen mes katër ekipeve më të mira në Play Off.

