Elton Qyno
Është vrarë 100 metra larg komisariatit të Sarandës, Artan Myrtaj, i riu që shikoni në foto. 44-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë, kur dy persona me motor dhe skafandra në kokë kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima i sotëm i shtohet listës së personave të vrarë në qytetin e Sarandës gjatë kësaj vere.
Sipas gazetarit Elton Qyno, Artan Myrtaj, në vitin 2025 ishte arrestuar nga policia dhe prokuroria për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të stadiumit, ku mbetën të plagosur rëndë dy shtetasit, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të dy nga Kamza.
Lama dhe Gëzim Hajdaraj janë miqtë e Ervis Lamit nga Kamza. Për plagosjen e tyre është arrestuar Ramadan Zoto dhe Artan Myrtaj. Ky i fundit, pas qëndrimit për disa kohë në burg, ka dalë nga qelia.
Por mëngjesin e sotëm ai është qëlluar shumë pranë komisariatit të Sarandës nga persona ende të paidentifikuar. Nga goditja me armë zjarri, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Ngjarja lidhet me konfliktet e lindura fillimisht për pronat mes grupeve kriminale që janë vendosur për të bërë biznes në qytetin e Sarandës.

