Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Publikuar me datë:

Operacioni policor i koduar “Akciza 3” ka finalizuar goditjen e një rasti të dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia në Shqipëri. Në pranga kanë rënë dy shtetas, të cilët u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Të arrestuarit janë O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër dhe në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës së mallrave.

Shërbimet e Policisë ndaluan autobusin në aksin “Kakavijë-Gjirokastër”, i cili drejtohej me ndërrim turnesh nga dy të arrestuarit. Gjatë kontrollit, në vende të mbyllura dhe të fshehura të autobusit, u gjetën 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, ndërsa në bagazh u zbuluan sasi të ndryshme mallrash.

Sipas Policisë, në autobus u gjetën kuti me produkte deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente, si dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme. Në automjet u konstatuan edhe mallra të tjera, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia për t’u futur në Shqipëri.

Përveç mallrave dhe shumës së parave, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe autobusi dhe një aparat celular. Policia dyshon se aktiviteti ishte pjesë e një veprimtarie më të gjerë të kontrabandës dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Dy 43-vjeçarët akuzohen për disa vepra penale, mes tyre “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Ndaj tyre rëndojnë gjithashtu akuzat për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”, “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i...

Parashikimi i motit, 20 shtator 2026

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet...

Horoskopi për ditën e sotme, 20 shtator 2026, njihuni me shenjat më me fat

Dashi Njerëzit po ju vëzhgojnë dhe disa mund të dinë...