Kosovë/ Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor, dy viktima

Publikuar me datë:

Shtatë persona në Kosovë janë diagnostikuar me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërkohë që këtë javë janë shënuar edhe dy humbje jete për shkak të këtij infeksioni.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se rastet janë zbuluar në Laboratorin e Mikrobiologjisë, duke u konfirmuar në periudhën nga 7 gusht deri më 18 shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat vendase, pesë nga të infektuarit janë meshkuj dhe dy janë femra. Prej tyre, dy i përkasin moshës 10-19 vjeç, ndërsa të tjerët janë të grupmoshave deri në 79 vjeç.

Gjakova ka shënuar tre raste të infeksionit, ndërsa Prishtina, Shtime, Ferizaj dhe Peja kanë secila nga një rast të raportuar.

Të gjitha rastet janë trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tre pacientë janë paraqitur me simptoma të meningjitit akut, tre të tjerë me meningoencefalit akut, ndërsa një person është hospitalizuar për shkak të një gjendjeje febrile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related