Manekini i Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale/ Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Publikuar me datë:

Drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Shkak është bërë vendosja e manekinit të Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës, gjë që ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale për veprën në fjalë, shumë larg figurës së heroit shqiptar.

Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë Hysi, përmes një deklarate, ku shprehet se vendimi është marrë si një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.
Hysi thotë se gjatë periudhës së drejtimit të Agjencisë ka punuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe qytetit të Gjirokastrës. Ai pranon se gjatë punës ka pasur një çështje që është konsideruar gabim, duke theksuar se ajo është korrigjuar dhe se merr përgjegjësinë për të.

“Çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi.

REAGIMI

Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj .

E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim , veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj . Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.

Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër , për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore , me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.

Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj . Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin !

Mbetem mirënjohës për punën e bërë , për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.

Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.

Ne u përpoqëm , atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.

Mirënjohje !

Florian Hysi

  • cerciz topulli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related