Vllaznia zhytet në krizë, Teuta i jep tjetër goditje kuqebluve

Publikuar me datë:

Vllaznia vazhdon të zhgënjejë edhe në javën e pestë të kampionatit, pasi u mund 0-2 nga Teuta në stadiumin “Loro Boriçi”. Edhe pse skuadra shkodrane u fut në fushë me synimin për të siguruar fitoren e parë sezonale, vështirësitë në ndërtimin e aksioneve të rrezikshme ishin të dukshme, ndërkohë që Teuta u tregua më e qartë në lojë. Ekipi durrsak shënoi golin e avantazhit gjatë pjesës së parë dhe në fraksionin e dytë shfrytëzoi një tjetër moment për të realizuar golin e dytë. Përpjekjet e Vllaznisë për të reaguar mbetën të kota dhe ashtu si në ndeshjet e kaluara, skuadra doli sërish pa asnjë pikë.

Pas kësaj humbjeje të radhës, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, në analizën e tij për takimin, nuk e fshehu zhgënjimin dhe u shfaq jashtëzakonisht i trishtuar.

Ndërkohë, tekniku i Teutës, Edlir Tetova, u shpreh se ekipi i tij “bëri gjithçka siç”.

Me mbylljen e pesë javëve të para, Vllaznia ende nuk ka shijuar fitoren, duke mbledhur vetëm dy pikë. Ky fillim i dobët ka përkeqësuar krizën sportive dhe ka rritur presionin brenda klubit shkodran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related