Zinedine Zidane ka filluar zyrtarisht detyrën si trajner i skuadrës së Francës, dhe një nga vendimet e para të rëndësishme ishte zgjedhja e kapitenit të ri.
Edhe pse ka ndryshuar stafi teknik, shiriti i kapitenit do të vazhdojë të mbetet në krahun e Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madridit do të mbajë përgjegjësinë e udhëheqjes së “Les Bleus”, ndërsa Zidane tashmë është gati të fillojë përgatitjet e ekipit kombëtar për ndeshjet e radhës.
“Po, Kylian do të jetë lojtari im i ri dhe ai do të jetë kapiteni im”, është shprehur Zidane, duke konfirmuar besimin e plotë që ka tek sulmuesi i Real Madridit për të drejtuar Francën gjatë kësaj periudhe të re. Çështja e Topit të Artë, ku Mbappé garon bashkë me Ousmane Dembélé, ishte një tjetër temë që nuk mund të anashkalohej.
“Çdo lojtar ka ambicien të fitojë Topin e Artë. Kur të mblidhemi, nuk do të ketë probleme të brendshme. Do të përqendrohemi te ndeshjet tona”, theksoi trajneri i ri i Francës.

