Koplik/ Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, policia gjen edhe lëndë narkotike: një në pranga, tjetri në kërkim

Publikuar me datë:

Një kontroll i policisë në një lokal në Koplik ka çuar në zbulimin e një aktiviteti të dyshuar të paligjshëm. Brenda ambienteve të subjektit janë gjetur pajisje elektronike që përdoren për lojëra fati, ndërsa policia ka sekuestruar edhe lëndë të dyshuar narkotike.

Operacioni i koduar “MULTIGAMES” u zhvillua nga strukturat e DVP Shkodër, konkretisht nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit u gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi e dyshuar Cannabis Sativa dhe një grirëse, që sipas policisë dyshohet se shërbente për përpunimin e lëndës narkotike.

Për rastin është arrestuar në flagrancë 47-vjeçari A. K., banues në Koplik dhe punonjës i lokalit.

Ndërkohë, administratori i subjektit, 51-vjeçari E. C., është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të gjitha sendet e gjetura gjatë kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.

Personat e përfshirë në këtë rast gëzojnë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj del nga burgu, shtrohet në një spital privat

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili ndodhet nën...

86 mijë euro për logon e RTSH-së/ Myzyraj: Po kopjon ZDF-në, ndërsa problemet mbeten

Radio Televizioni Shqiptar rikthehet në qendër të debatit, këtë...