Reperi amerikan dhuron 1 mln dollarë për ndihma humanitare në Gaza

Publikuar me datë:

Reperi i njohur amerikan Macklemore ka vendosur të dhurojë të gjithë përfitimin neto prej 1 milion dollarësh, të fituar nga turneu si artist mbështetës në koncertet e këngëtarit britanik Ed Sheeran, për të ndihmuar civilët në Gaza.

Kjo shumë do të ndahet midis gjashtë organizatave humanitare që operojnë drejtpërdrejt në rajon: Palestine Children’s Relief Fund, Heal Palestine, Gaza Soup Kitchen, Medical Aid for Palestinians, UNRUA USA National Committee dhe Anera. Qëllimi kryesor është ofrimi i ushqimit, ndihmës mjekësore dhe ndihmës emergjente për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata e krizës.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa ka ndikuar edhe në perceptimin publik të vetë Ed Sheeran.

Sipas informacioneve të publikuara, brenda vetëm një dite Ed Sheeran ka humbur rreth 150 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Pasojat janë ndjerë edhe në media, pasi transmetuesi irlandez “Classic Hits Radio”, që është pjesë e grupit Bay Broadcasting, ka bërë me dije se do të pezullojë transmetimin e të gjitha këngëve të Ed Sheeran për një periudhë të pacaktuar kohore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit

Një viktimë e tretë është regjistruar nga malaria në rajonin pranë Aeroportit të Frankfurtit, në një ngjarje të cilësuar nga autoritetet gjermane si një shpërthim tepër i rrallë i kësaj sëmundjeje tropikale, i lidhur me trafikun ajror. Të enjten, bashkia e Frankfurtit bëri të ditur në një deklaratë se një prej dy banorëve të infektuar […]

Prishtinë/ Zhvillohet protesta masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së

Edhe këtë të enjte në mbrëmje, qytetarët janë rikthyer...

Rama në Kuvend për pagat e gjyqtarëve, kryeministri i bashkohet debatit për rritjen e pagave

Kuvendi pritet të vendosë pagat e reja të magjistratëve,...