Sarandë/ Përleshje me grushte e thika, dalin pamjet e sherrit me 3 të plagosur

Publikuar me datë:

Janë bërë publike pamjet nga konflikti që la të lënduar me thikë tre të rinj mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.

Incidenti ndodhi rreth orës 21:55, në një biznes të lagjes nr.1, pranë hyrjes së shëtitores në qytet.

Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur të rinjtë përfshihen fillimisht në një përplasje, të cilën më pas përshkallëzon dhe rezulton në plagosjen e tre prej tyre.

Të lënduarit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Elidon Shukulli, 24 vjeç, është dërguar në Tiranë për mjekim më të avancuar.

Policia ka vënë në pranga Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Eduard Bajrami, 19 vjeç. Ata po hetohen për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci “i bën fresk” Dulakëve me 130 milionë lekë

Një tjetër procedurë prokurimi publik e fshehur pas fasadës...

Gati gjysma e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, e dyta në Europë

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj,...

Reperi amerikan dhuron 1 mln dollarë për ndihma humanitare në Gaza

Reperi i njohur amerikan Macklemore ka vendosur të dhurojë të gjithë përfitimin neto prej 1 milion dollarësh, të fituar nga turneu si artist mbështetës në koncertet e këngëtarit britanik Ed Sheeran, për të ndihmuar civilët në Gaza. Kjo shumë do të ndahet midis gjashtë organizatave humanitare që operojnë drejtpërdrejt në rajon: Palestine Children’s Relief Fund, […]

Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit

Një viktimë e tretë është regjistruar nga malaria në rajonin pranë Aeroportit të Frankfurtit, në një ngjarje të cilësuar nga autoritetet gjermane si një shpërthim tepër i rrallë i kësaj sëmundjeje tropikale, i lidhur me trafikun ajror. Të enjten, bashkia e Frankfurtit bëri të ditur në një deklaratë se një prej dy banorëve të infektuar […]