Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Publikuar me datë:

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, ka adresuar një mesazh për qytetarët e vendit.

Thaçi, i cili ka qenë figura politike kryesore që drejtoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe tani është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata Speciale, do të vijojë betejën ligjore duke apeluar këtë vendim.

Avokati i tij kryesor, Luka Mishetiç, reagoi pas shpalljes së aktgjykimit duke njoftuar se çështja do të procedohet në gjykatën e apelit. Ai përcolli gjithashtu mesazhin falënderues të Thaçit, si dhe thirrjen e tij për qetësi drejtuar popullit të Kosovës.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, thuhet në postimin e Mishetiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related