Infermieria në Shkodër mbyll kuotat, kërkohen edhe 20 vende të reja

Publikuar me datë:

Interesi i lartë i maturantëve për programin e Infermierisë së Përgjithshme në Universitetin e Shkodrës ka sjellë ezaurimin e të gjitha kuotave të parashikuara për fazën e parë të regjistrimeve.

80 vendet e përcaktuara fillimisht janë plotësuar 100%, ndërsa për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kanë mbetur në pritje, Departamenti i Infermierisë së Përgjithshme ka kërkuar shtimin e kuotave.

Sipas shefit të departamentit, Emiljano Pjetri, pas përfundimit të regjistrimit të studentit të fundit, rreth 270 maturantë të tjerë vijonin të ishin në pritje. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, janë miratuar edhe 20 kuota shtesë.

Edhe kuotat për transferimin e studimeve janë plotësuar, ndërsa aktualisht mbeten të lira vetëm 6 vende për kandidatët që aplikojnë për një fakultet ose program të dytë studimi.

Të dhënat e regjistrimeve dëshmojnë interesin e lartë të maturantëve për programet e fushës së shëndetësisë në Universitetin e Shkodrës. Ndërkohë, universiteti vijon procedurat për administrimin e kuotave shtesë dhe kërkesave për regjistrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related