Vidhen në Holandë 4 kopje të librit të ri për Princeshë Dianën

Publikuar me datë:

Katër ekzemplarë të librit të ardhshëm të Earl Spencer, që i kushtohet motrës së tij, Diana, Princesha e Uellsit, u vodhën nga një kamion në Holandë, vetëm disa ditë para debutimit në nivel ndërkombëtar.

Media britanike njofton se kopjet në versionin holandez të librit “Swan Song: Diana, Motra ime” janë marrë gjatë rrugës nga shtypshkronja për në depo e botuesit holandez.

Sipas raportimeve, shoferi kishte ndaluar kamionin në një parking për pushimin e domosdoshëm dhe po flinte në kabinë kur ndodhi incidenti. Autoritetet holandeze kanë marr dijeni për vjedhjen dhe kanë nisur hetimet.

Edhe pse kamioni transportonte mijëra libra, hajdutët kanë marrë vetëm katër kopje. Ende nuk është e qartë nëse ishin të vetëdijshëm për përmbajtjen e veprës apo kanë vepruar pa ditur se çfarë ndodhej brenda kutive.

Libri është planifikuar të dalë më 22 shtator si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare. Në këtë vepër, Charles Spencer ndan rrëfime personale për jetën e motrës së tij, duke përfshirë kujtime nga fëmijëria e përbashkët, nga martesa e Dianës dhe periudha që rrethoi ndarjen nga jeta të saj.

Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris, më 31 gusht të vitit 1997, kur ishte 36 vjeç. Në atë periudhë, djemtë e saj, Princi William dhe Princi Harry, ishin përkatësisht 15 dhe 12 vjeç.

Spencer ka deklaruar se vendimi për të shkruar këtë libër erdhi nga dëshira për të rrëfyer jetën e Dianës nga këndvështrimi i vëllait të saj, duke theksuar se qëllimi ishte të fliste për të “në mënyrë të hapur dhe pozitive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related