Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka reaguar publikisht në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi ish-udhëheqësit e saj.
Në profilin e saj në Instagram, Ora ka shpërndarë një foto nga Image of Kosovo, ku është e dukshme emblema e UÇK-së.
“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, thuhet në përshkrimin e imazhit të publikuar.

