Pas vendimit të Hagës, vëllai viziton Thaçin: “Aktgjykimi nuk ia ka lëkundur besimin”

Publikuar me datë:

Pas shpalljes së vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Idriz Thaçi ka shkuar të takojë vëllain e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi, në qendrën e paraburgimit.

Pasi përfundoi vizita, Idriz Thaçi bëri të ditur se ky vendim nuk ka ndikuar aspak tek qëndrueshmëria dhe qëndrimi i ish-presidentit. Ai theksoi se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, Hashim Thaçi vazhdon të mbajë të njëjtin besim.

Sipas Idriz Thaçit, Hashim Thaçi u ka kërkuar familjarëve, miqve dhe qytetarëve që të ruajnë besimin dhe të jenë të durueshëm deri në vazhdimin e procesit gjyqësor.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, deklaroi Idriz Thaçi për “Nacionale”.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, shtoi më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vidhen në Holandë 4 kopje të librit të ri për Princeshë Dianën

Katër ekzemplarë të librit të ardhshëm të Earl Spencer, që i kushtohet motrës së tij, Diana, Princesha e Uellsit, u vodhën nga një kamion në Holandë, vetëm disa ditë para debutimit në nivel ndërkombëtar. Media britanike njofton se kopjet në versionin holandez të librit “Swan Song: Diana, Motra ime” janë marrë gjatë rrugës nga shtypshkronja […]

Katër muaj pa fitore në kampionat, Vllaznia në alarm! Kuqeblutë kërkojnë kthesën

Vllaznia vazhdon të mos gjejë rrugën e fitores në...