Samir Mane përfundon në Spak për Ballukun

Publikuar me datë:

Biznesmeni Samir Mane është paraqitur mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Balluku”.

Mane mbërriti pranë ambienteve të SPAK rreth orës 18:00, në të njëjtën ditë kur hetuesit vijuan me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me këtë çështje.

Po gjatë ditës, edhe Alban dhe Olsi Eftimi, të cilët përfaqësojnë studion “Atelier 4”, kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve.

Vëmendja kryesore e hetimit është përqendruar te vila luksoze në Palasë, një pronë e sekuestruar nga SPAK, për të cilën prokurorët po kryejnë verifikime lidhur me dyshime për një marrëdhënie me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Procesi hetimor përfshin analizimin e dokumentacionit që lidhet me projektimin dhe ndërtimin e kësaj prone, ndërkohë që prokurorët po shqyrtojnë edhe komunikimet elektronike, pagesat, preventivat si dhe dokumente të tjera financiare dhe teknike.

Një aspekt tjetër që po verifikohet lidhet me të dhënat që kanë lidhje me kompleksin “Green Coast”, ndërsa hetuesit janë të fokusuar të sqarojnë marrëdhëniet dhe transaksionet mes individëve dhe subjekteve të përfshira.

Paraqitja e Samir Manes në SPAK është pjesë e këtyre verifikimeve, ndërkohë që hetimet janë ende në zhvillim dhe ende nuk kanë përfunduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U arrestua 18 vjeç nga policia serbe, rrëfimi i Arian Currit për torturën

Nga Ramiz ShalaDjaloshi që shihni në foto është Arian...

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Cilat janë hapat e mundshëm pas vendimit të Speciales?

Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

UNISHK nderon kampionin botëror dhe pedagogun Nelson Hysa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vlerësuar boksierin dhe...

Protestat në Hagë, policia holandeze arreston dy persona, një efektiv mbetet i lënduar

Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është...