Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

Publikuar me datë:

Armando Broja po kalon momentin e tij më të vështirë në karrierë, këtë herë në aspektin sportiv. Sulmuesi kuqezi nuk po arrin të lë gjurmë as në Championship, pasi trajneri i Burnley-t nuk e sheh si titullar edhe pse nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e sulmueseve kryesorë. Burnley bëri gjithçka për të shitur Brojën, por gjatë verës nuk erdhi asnjë ofertë e rëndësishme.

Sipas Sky Sport, së fundmi në derën e Burnley-t ka trokitur ekipi i Al Jazira-s. Me sa duket, transferimi i Kristjan Asllanit ka pasur një efekt pozitiv pasi tani klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe kërkon një tjetër futbollit të ekipit përfaqësues.

Burnley është gati të lë të lirë Brojën, edhe në formë huazimi, por vetëm nëse përfshihet një klauzolë që i detyron ta blejnë në fund të këtij sezoni, praktikisht si kontrata që firmosi Asllani. Mbetet për t’u parë nëse Broja do të pranojë këtë ofertë surprizë nga Abu Dhabi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mirsad Basha: “Në Shkodër, çdo rrugë të çon tek Ermira Teliti”

Mirsad Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po funksionon vendimmarrja në Bashkinë Shkodër, duke vënë në qendër të kritikave shefen e kabinetit, Ermira Teliti. “Në Shkodër, çdo rrugë të çon tek Ermira Teliti”, shkruan Basha, duke renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, lidhen me […]